Më 17.07.2025 në orën 21.34 në Stacionin Policor Gostivar
është denoncuar se në rrugën „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar,
automjeti i pasagjerëve „BMW“ me targa zvicerane, i drejtuar nga
Xh.I. (33) nga fshati Forinë e Gostivarit, me qëndrim në Zvicër,
kishte goditur një këmbësor të mitur nga Gostivari. Në aksident, i
mituri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në
Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Është kryer inspektim nga ekipi i
inspektues i DPB Gostivar.TS