Më 22.07.2025, rreth orës 17:50, në NJPB Prilep është paraqitur një denoncim për një aksident në rrugën “Goran Minoski” në Prilep. Sipas denoncimit, një automjet i tipit “Fiat Stilo” me targa të Prilepit, i drejtuar nga I.J. (33) nga Prilepi, po tërhiqte me litar një motoçikletë me targa të Prilepit, e cila më parë ishte prishur, me drejtues Zh.J., gjithashtu nga Prilepi.

Gjatë tërheqjes, motoçiklisti ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta, duke pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit Prilep.

Gjatë veprimeve policore është konstatuar se I.J. ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, konkretisht me 0,54 promilë alkool në gjak.

Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja nga ekipet e NJPB Prilep, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore ndaj personave të përfshirë.TS