Më 22.07.2025, rreth orës 10:45, në SPB Shkup është denoncuar një aksident trafiku në kryqëzimin e bulevardit “Goce Dellçev” me rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup.

Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Vinicës, i drejtuar nga I.S. (40) nga Vinica, dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.H. (37) nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti A.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Në vendngjarje është kryer këqyrja nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa po vazhdojnë masat për zbardhjen e plotë të rastit.TS