Më 4 korrik 2025, rreth orës 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski” në Kërçovë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një automjeti “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc, dhe një motoçiklete “Hamachi” që drejtohej nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova.

Sipas MPB-së, motoçiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transportua menjëherë drejt klinikës “Nëna Terezë” në Shkup. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra. Vdekja u konstatua nga mjekët e Ndihmës së Shpejtë.

Në vendin e ngjarjes u kryen hetime nga ekipet policore dhe një prokuror publik, i cili ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për zbardhjen e plotë të rastit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Kërçovë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për kujdes të shtuar në trafik, sidomos tek të rinjtë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com