Më 09/10.07.2025, në periudhën nga ora 22:00 deri në 02:00, bazuar në një plan të hartuar paraprakisht nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, u krye një aksion kontrollues në lokale hotelerike – bare nate në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim identifikimin e shtetasve të huaj, qëndrimit të paligjshëm dhe keqpërdorimit të vizave turistike.

Gjatë kontrollit në një bar nate në fshatin Zhelinë, pronësi e J.F. (47) nga i njëjti fshat, u gjetën pesë shtetase të Republikës së Shqipërisë, të moshës nga 24 deri në 50 vjeç. Po ashtu, në një klub nate në fshatin Zubovc, komuna e Gostivarit, pronë e R.B. (50) nga fshati Dobridol, u gjetën dy shtetase të Shqipërisë, të moshës 33 dhe 36 vjeç.

Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin e hyrjes në vend, të gjitha të dyshuarat u ndaluan në stacionet policore të Tetovës dhe Gostivarit për procedura të mëtejshme.