Tre persona janë arrestuar dhe automjeti ka qenë i mbushur me drogë – ekzistonte një plan për ta nxjerrë jashtë Maqedonisë. Këto janë detajet kryesore nga aksioni i djeshëm në Strumicë.

“SPB Strumicë ka shkatërruar një kanal ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe ka sekuestruar 100 kilogramë marihuanë që po transportohej, me qëllim që të nxirrej jashtë Maqedonisë. Qytetarët maqedonas mund të shohin një luftë të thellë kundër tregtisë së paligjshme të drogës”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai tha se “arrestimi ishte si nëpër filma, ndaj kriminelëve që po transportonin drogën”.

“Jam informuar nga shefi i SPB Strumicë se do të propozojë shpërblim për policët, dhe unë do ta pranoj dhe do t’i shpërblejmë në mënyrë të përshtatshme, sepse me sukses e realizuan aksionin”, shtoi Toshkovski.