Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut S.Gj., i cili dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas aktakuzës, më 31 janar 2022, në cilësinë e mjekut pranë repartit të Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, i pandehuri ka refuzuar të kryejë lindjen me operim të pacientes G.B., duke i rekomanduar asaj dhe bashkëshortit të saj që të drejtohen në një klinikë private në Prishtinë, ku ai është gjithashtu i angazhuar.

Pacientja, e cila kishte ndjekur të gjitha kontrollet mjekësore në spitalin publik dhe në klinikën private të të njëjtit mjek në Prizren, ka kryer lindjen në klinikën e rekomanduar, me ndërhyrje të të pandehurit, duke pësuar dëm material në shumën prej 1,500 euro.

Mustafa: Vjosa Osmani duhet të sqarohet, pse nuk qëndroi në Kosovë kur kishte informacione për agresion serb të parandaluar nga…
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

/Reporteri.net/