Aleanca për Shqiptarët reagon pas deklaratave të pavërteta nga përfaqësues të VLEN-it, duke theksuar se rikthimi në opozitë ishte vendim parimor dhe i domosdoshëm.
Arben Taravari nuk u largua nga qeveria për kapriço apo interesa personale. U largua sepse qeveria VMRO-VLEN ka dështuar të përmbushë premtimet ndaj shqiptarëve dhe ka devijuar nga parimet e barazisë, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të drejtë rajonal.
Nga marrëveshja e bashkëqeverisjes nuk u realizua asgjë konkrete:
• Ndryshimet kushtetuese – premtim i pambajtur, zero progres.
• Decentralizimi dhe zhvillimi rajonal – të injoruara, me ligje që thellojnë diskriminimin.
• Diaspora – e përjashtuar, pa projekte konkrete për përfshirje apo investime.
• Shëndetësia dhe arsimi – premtime pa mbulim, asnjë investim real.
• Gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit – vazhdon shkelja sistematike, pa reagim nga VLEN.
VLEN sot është pjesë e një qeverie që po mbron interesat e njëanshme të VMRO-së, duke heshtur përballë vendimeve që dëmtojnë shqiptarët dhe rrugën euroatlantike të vendit.
Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë me popullin, në opozitë, për të mbrojtur interesat kombëtare. Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e pazareve për pushtet. Taravari dhe ASh nuk u nënshtruan dhe nuk do të nënshtrohen.
Ftojmë të gjitha forcat shqiptare që nuk janë të kapura nga pushteti të bashkëpunojnë për një alternativë të re politike, të ndershme dhe me integritet.