Ali Ahmeti: Ambasadori i Shqipërisë ka detyrim kushtetues për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, kudo që ndodhen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në mbështetje të rolit të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, duke theksuar se misioni i tij nuk është thjesht diplomatik, por një obligim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
“Kjo nuk është çështje dëshire apo vullneti personal, por një obligim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga misioni historik i shtetit shqiptar për të qenë pranë çdo shqiptari, pavarësisht ku ndodhet ai”, shkruan Ahmeti.
Ai thekson se çdo përpjekje për të sulmuar këtë mision, apo për ta paraqitur si ndërhyrje, është një keqkuptim i qëllimshëm dhe një shërbim ndaj kauzave antikombëtare.
Sipas Ahmetit, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë nuk janë të huaj, por pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe meritojnë kujdes të plotë institucional./ts