Njësitet e Specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës kryen operacionin e kërkimit të 33-vjeçarit të martën në Ujman, me leje të KFOR-it, nga kush edhe u vëzhguan për së afërmi.
Pas zhytjes në liqenin e Ujmanit disametërsh të thellë, ata arritën ta lokalizojnë trupin, raporton Klan Kosova.
E për këtë koordinim mes dy palëve, ambasadat e disa shteteve në Kosovë kanë veç lëvdata.
Ky bashkëpunim u mirëprit edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. E aftësitë e FSK-së këta i kanë përshkruar si të përsosura.
Mbështetje dha edhe ambasada e Italisë.
Por, dikush, hezitoi që në këtë operacion merita veç FSK-së, t’ju jap edhe Forcave Euroatlantike.
Madje duke përdorur metodën e kornizimit, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në faqen e partisë nuk publikoi asnjë imazh të KFOR-it.