Andy Robertson i shkroi një mesazh prekës Diogo Jotas në shënimin e lënë në Anfield pas vdekjes së tij tragjike

Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson, i ka bërë dedikim Diogo Jotas me një shënim thellësisht personal të lënë jashtë Anfieldit pas vdekjes së tij tragjike javën e kaluar.
Jota dhe vëllai i tij më i vogël, Andre Silva, vdiqën në një aksident me makinë në provincën e Zamoras, në veriperëndim të Spanjës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa udhëtonin për në Santander.
Policia konfirmoi se makina pësoi një shpërthim gome gjatë tejkalimit dhe menjëherë u përfshi nga flakët, ndërsa shërbimet e emergjencës i shpallën dy vëllezërit të vdekur në vendngjarje.
28-vjeçari po vinte nga sezoni më i suksesshëm i karrierës së tij, pasi fitoi Ligën Premier me Reds dhe Ligën e Kombeve me kombëtaren e Portugalisë.
Jota ishte martuar gjithashtu së fundmi me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute Cardoso, e cila është nëna e tre fëmijëve të tij.
Pas lajmit shkatërrues, Jotas i janë bërë homazhe nga çdo cep i botës së futbollit, me lule të vendosura jashtë Anfield.
Michael Edwards, Andy Robertson and Arne Slot, alongside his wife, added flowers to the poignant array formed outside a ground that Jota lit up so often with his talents ❤️ pic.twitter.com/5QPTtvEzyI
— Liverpool FC (@LFC) July 8, 2025
Të martën, Robertson i bëri dedikim në Anfield së bashku me trajnerin Arne Slot, pasi mori pjesë në funeralin e shokut të tij të skuadrës të shtunën.
“MacJota, zemrat tona janë të thyera, por ndihemi shumë mirënjohës për kujtimet që na dhe të gjithëve! Do të më mungosh. Të dua vëlla. Robbo x”, shkroi skocezi në shënimin e tij prekës.
Ndryshe, Robertson e kishte shpjeguar më parë nofkën ‘MacJota’ në dedikimin e tij të parë të përzemërt për sulmuesin e Liverpoolit në Instagram.
Ai kishte treguar se e thërriste kështu, për t’u dukur si skocez.