Ankteta e fundit e realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, thuhet se VLEN pëson rënie drastike vetëm për një vit qeverisje. Ndërsa sa i përket rejtingut të liderëve Ali Ahmeti vazhdon të jetë lideri më i pëlqyer tek shqiptarët.

Në anketë thuhet se BDI është partia më e fuqishme edhe ate me 5.5%, ku më pas vjen ASH e Taravarit 1.6% ndërsa e ASH-ja e Selës nuk ka qenë e listuar në listë.

Nga ana tjetër, VLEN (BESA) 1.6%, VLEN (LD) 1.1%, VLEN (AAA) 0.8%.

Nëse bashkohen partitë politike sipas koalicioneve i bie që Fronti Kombëtarë të jetë mbi 8 % ndërsa VLEN të jetë 3.5 %

Sa i përket rejtingut të liderëve të partive politike, në bllokun maqedonas prinë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 26.9%, ndërsa në bllokun politik shqiptar është kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 6%. Pas tyre radhiten, Venko Filipçe me 4.7%, ndërsa në vendin e katërt qëndron kreu i ASh-së, Arben Taravari. Më pas vijojnë Maksim Dimitrievski me 3.0%, Dimitar Apasiev me 3.0%, Izet Mexhiti me 2%, Bilall Kasami me 1.9%, Afrim Gashi me 1.0%, etj./TS/