Sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, qytetarë të Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, edhe ate një pakicë prej 34,3% e të anketuarve, të cilët besojnë se gjërat në vend po lëvizin pozitivisht, që paraqet rritje prej 3 përqind krahasuar me muajin prill. Nga ana tjetër, 40,5% vlerësojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, përcjell INA.
Sa i përket rejtingut të liderëve të partive politike, në bllokun maqedonas prinë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 26.9%, ndërsa në bllokun politik shqiptar është kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 6%. Pas tyre radhiten, Venko Filipçe me 4.7%, ndërsa në vendin e katërt qëndron kreu i ASh-së, Arben Taravari. Më pas vijojnë Maksim Dimitrievski me 3.0%, Dimitar Apasiev me 3.0%, Izet Mexhiti me 2%, Bilall Kasami me 1.9%, Afrim Gashi me 1.0%, etj.
Sa i përket rezultateve për partitë politike, kështu është rejtingu: VMRO-DPMNE me 23,8%, pas saj radhitet BDI me 5.5%, LSDM me 5.1%, E Majta, 2.5%, ZNAM 2.4%, ASH e Taravarit 1.6%, VLEN (BESA) 1.6%, VLEN (LD) 1.1%, VLEN (AAA) 0.8% si dhe partitë e tjera. Mbi 12% kanë thënë se nuk duan të zbulojnë, 9.7% nuk kanë vendosur, 15% nuk do të votojnë, 13,&% nuk e kanë vendosur se a do të votojnë, etj.
Anketa është zhvilluar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, përmes metodës CATI (intervistë telefonike me asistencë kompjuterike), me 1.200 të anketuar. Mostra është përfaqësuese në nivel shtetëror, bazuar në regjion, gjini, moshë dhe përkatësi etnike, sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021.