Blerim Bexheti

Kur flet populli, padronët s’kanë zë.
Kur voton populli, rrëzohen vasalët!
Dhe këtë nuk e thotë as BDI, as opozita e thotë me zë të lartë vetë agjencia e hulumtimit publik , që qeveria juaj e favorizon dhe financon!
A e kuptoni sa thellë keni rënë, kur edhe ata që ju i paguani ju nxjerrin lakuriq para opinionit?
Ali Ahmeti gëzon trefish më shumë besim se krejt liderët e VLEN-it dhe jo nga “partnerët”, por nga vetë POPULLI!!!
Vetëm BDI ka dyfish më shumë rejting se e gjithë VLEN-i bashkë!!!
A e keni të qartë tani ku e keni fundin?
Mos u lodhni më me shpifje, manipulime e intriga nuk i hidhet hi syve popullit me tym të manipulimit!
Ju i latë shqiptarët pa zë, pa përfaqësim dhe pa dinjitet. Dhe tani, me një pafytyrësi të pashoq, mundoheni të manipuloni!?
Dita e kolltukut po ju numërohet… dhe, për fatin tuaj të keq, ora nuk matet me sahatin e pushtetit, por me sahatin e popullit!
Dhe kur të vijë ajo ditë jo më larg se Tetori do të përgjigjeni jo vetëm për dështimet, por edhe për dëmet që po i bëni shqiptarëve.
Mos harroni:
Ai që nuk e dëgjon popullin me vesh e dëgjon me votë!
Dhe kur populli t’ju thotë “boll më!” as padronët, as propagandat nuk ju mbrojnë dot!
Tetori po vjen.
Dhe me të edhe drejtësia e votës.
Për gjithçka që dhatë dhe për gjithçka që shkatërruat!