Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
– Advertisement –
Seanca e mbajtur paraditen e sotme nisi në orën 10:00, ku të pranishëm ishin prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Avokati mbrojtës i Metës kërkoi zëvendësimin e masës me një nga alternativat më të buta, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore apo ndalim i daljes jashtë vendit.
Pas shqyrtimit të pretendimeve, trupa gjykuese vendosi të rrëzojë ankimimin dhe të miratojë vendimin e shkallës së parë. “Miratohet vendimi nr. 391, datë 26.06.2025 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Ilir Meta ka të drejtë të bëjë rekurs ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
Vendimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.
Pas daljes nga GJKKO, avokati i ilir Metës Kujtim Cakrani ka dhwnw njw deklaratw pwr mediat, ku ka theksur se ish-presidenti nuk do tw dorwzohet pwr kwtw çwshtje.
“Gjyqtarët vinë në sallë me vendimin që e kanë marrë më përpara. Më vjen keq për këta prokurorë dhe gjyqtarë që vinë si rrogëtarë në këtë institucion. Ju bëj me dije se Meta është një person që nuk dorëzohet kollaj.’-ka thënë Cakrani.