Armata pas vrasjes në Batincë: Shprehim ngushëllime për familjen, i ndjeri nuk ishte në detyrë gjatë ngjarjes

Nga Armata e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar se personi i vrarë sot në Batincë të Shkupit është pjesëtarë i Armatës, përcjell TV21. Armata shpreh ngushëllime për familjen e 50-vjeçarit, ndërkaq thekson se tashmë i ndjeri, nuk ishte në detyrë gjatë ngjarjes tragjike.
“E njoftojmë opinionin publik se personi me inicialet A.M. nga fshati Batincë i Shkupit, i cili pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot iu nënshtrua plagëve, ishte pjesëtar i Ushtrisë. Shprehim ngushëllime të thella për familjen e të ndjerit. Gjatë ngjarjes tragjike, personi nuk ka qenë në detyrë ushtarake, por ka qenë duke shfrytëzuar një ditë të lirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik, organet e MPB-së dhe shërbimi kujdestar i Policisë Ushtarake”, thonë nga Armata.