Gostivar, 22 korrik 2025 – Punonjësit e policisë së DPB Gostivar arrestuan mbrëmjen e djeshme Sh.S. (34) nga fshati Raven, pas një denoncimi për sjellje agresive dhe kërcënim ndaj R.S. (60), pronar i një objekti hotelierik në po të njëjtin fshat.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ndërsa arrestimi u krye në orën 21:15. Sh.S. u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.