Më 22.07.2025, rreth orës 21:00, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria E.M. (36) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ndaj tij figuron masa “Arresto” e lëshuar nga Interpol-i në Shqipëri.

Personi i arrestuar është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për veprime të mëtejshme ligjore.TS