Më 23 korrik 2025, në orën 14:10, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria dy persona, U.P. (44) dhe A.B. (50), të dy nga Shkupi, pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Sipas raportit zyrtar, personat ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të spitalit, ndërsa A.B. ka sulmuar fizikisht I.I. (33) nga fshati Gërçec, rrethi i Shkupit, i cili punon si punonjës sigurimi në institucion.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të arrestuarve do të ngrihen parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume