Dy kosovarë, që jetojnë në Britani, janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimin se bashkë me një person tjetër kanë dhunuar një 28-vjeçare në një hotel në Split. Ndaj tyre tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton mediumi kroat Index.hr.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës, në dhomën e hotelit midis orës 05:00-07:30.

Viktima e ka raportuar rastin mënjeherë në Polici. Një prej të dyshuarve është gjetur në vendin e ngjarjes.

Sipas Kodit Penal të Kroacisë, kjo vepër penale mund të dënohet me një dënim minimal prej gjashtë muajsh deri në një maksimum prej dhjetë vjetësh burgim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com