Më 30 korrik 2025, rreth orës 00:50, në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, efektivët e SPB Tetovë kanë arrestuar R.P. (30) nga fshati Llërcë, pasi ky i fundit ka shfaqur sjellje agresive ndaj policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Policia apelon për respektim të ligjit dhe bashkëpunim me autoritetet, duke theksuar se sjellja e dhunshme ndaj zyrtarëve të rendit është e papranueshme dhe do të sanksionohet sipas ligjit.TS