Më datë 15.07.2025 në orën 20:00, në fshatin Banjicë e
Epërme e Gostivarit, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë
arrestuar D.J. (35) nga Gostivari sepse ka prishur rendin dhe
qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj B.M.
nga fshati Banjicë e Epërme. Ajo është ndaluar në stacionin
policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet
parashtresë përkatëse.TS