Më 16.07.2025 në orën 20:30 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit arrestuan A.M. (27) nga Gostivari. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” e një skuteri elektrik, në pronësi të një gruaje 31-vjeçare nga Gostivari, më 07.07.2025. Skuteri i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit të tij, ndërsa A.M. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS