Më 30 korrik 2025, në orën 15:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit arrestuan M.Sh. (48) nga Gostivari, pas një denoncimi të bërë nga G.J. (49), gjithashtu nga Gostivari.
Sipas denoncimit, rreth orës 14:45 në rrugën “Major Çede Filipovski”, M.Sh. ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj saj.
Personi i arrestuar është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit.TS