Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2025, ndërsa e dyshuara e ka pranuar veprën.

“Aeroporti Adem Jashari / 21.03.2025 – 16:00. Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar.

E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.