Më datë 07.07.2025 në orën 11:10, efektivët e policisë të
SPB Tetovë kanë arrestuar personin F.A. (59) nga fshati Reçicë e
Vogël, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka nënçmuar një
zyrtar policie gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar
në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të
përgatitet parashtresë përkatëse.TS