MPB njofton se më 06.07.2025 rreth orës 16:00 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Serbia”, bulevardit “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe bulevardit “Brigada e 12-të Maqedonase” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Citroën” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.K. (60) nga Shkupi dhe një veture “Opel Antara” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.K. (23) nga Shkupi.

Në aksident, I.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa F.K. dhe pasagjeri i tij P.B. (19) nga Shkupi kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” dhe në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, në orën 18:30 I.K. është ndaluar nga liria, pasi është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit – në gjakun e tij janë matur 3.08 promila alkool. Kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.