SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër A.D. (43) nga Shtipi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Në dhjetor të vitit 2024, gjatë kontrollit në Institucionin Ndëshkues – Përmirësues Burgu Shtip, nëpunësit e burgut gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe amfetaminë tek i denoncuari.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.D. do të ndiqet procedurë ligjore.TS