Universitetet dhe institutet shqiptare po përjashtohen sistematikisht nga financimet publike për projekte shkencore.
Belinda Amiti: “Kjo nuk është vetëm shpërndarje e padrejtë fondesh – është një strategji e qëllimshme për të zhveshur universitetet shqiptare nga çdo mundësi zhvillimi akademik.”
____
Belinda Amiti nga ASH: Mospërfshirja e komunave shqiptare në investimet infrastrukturore arsimore
Asnjë projekt ndërtimi i objekteve arsimore nuk është financuar në komunat shqiptare, ndonëse ato përballen me mungesë infrastrukture themelore.
_____
ASH – Belinda Amiti: “Qeveria ndan miliona për shkolla në Kisella Vodë, Manastir e Vallandovë, por asnjë qindarkë për Tetovën apo Çairin. Kjo është ndëshkim përmes shpërfilljes.”
______
ASH: Reforma të centralizuara, të papërgatitura dhe të papërgjegjshme
Reformat arsimore bëhen në mënyrë të nxituar dhe burokratike, pa përfshirjen e komunitetit arsimor në terren.
Belinda Amiti: “Çdo ministër sjell nga një ‘reformë’ të vetën, pa analizë, pa konsensus dhe mbi të gjitha – pa sukses. E pësojnë nxënësit dhe mësuesit.”
_____
Belinda Amiti – ASH: Kundërshtim i fuqishëm ndaj përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale në shkolla
Përdorimi i IA-së po futet në arsim pa strategji kombëtare, pa pilotim dhe pa kuadër etik e shkencor.
Belinda Amiti: “Nuk mund të bëjmë eksperiment me trurin e fëmijëve tanë. Teknologjia duhet të ndihmojë arsimin, jo ta zëvendësojë atë. Kërkojmë kontroll, jo improvizim.”
_____
AS: Kërkesa konkrete për drejtësi dhe transparencë në sistemin arsimor
Aleanca për Shqiptarët kërkon financim të barabartë për të gjitha universitetet publike; përfshirje të komunitetit akademik shqiptar në çdo reformë dhe krijimin e një Komisioni të Pavarur për mbikëqyrjen e përdorimit të IA-së në shkolla. .
Belinda Amiti: “Arsimi nuk është terren për eksperimente politike apo teknologjike. Është themeli i së ardhmes sonë dhe duhet të trajtohet me drejtësi, dinjitet dhe vizion.”