Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë
Aleanca për Shqiptarët dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it. Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Dr. Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it – ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike.
Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike si standard pune. Ironikisht, VLEN nuk sjell punësime të reja për shqiptarët – përkundrazi, edhe aty ku ka shqiptarë të punësuar, i largon.
Tetë të punësuarit e përjashtuar kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm në vendet e tyre të punës, ndërkohë që janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore dhe demokratike, përfshirë edhe protestën publike, nëse padrejtësia nuk korrigjohet.
Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë fuqishëm në krah të çdo qytetari të përjashtuar për shkak të bindjeve politike dhe u bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile të reagojnë ndaj këtij abuzimi të pastër me pushtetin.
Pëlqimi nga Ministria e Finansave për punësimet në fjalë: https://we.tl/t-T2fVju4WOG
Pamje nga reagimi i punonjësve të larguar, të transmetuara nga TV Uskana https://www.facebook.com/share/v/14rYwE7bH7/
Aleanca për Shqiptarët