Termat që i përdorë autokrati i mjerë si “e kryem haxhin me një precizitet të lartë”,
“strategji gjithëpërfshirëse”, “masa të mirëkoordinuara” “i priu një delegacioni të lartë” i
zbukurojnë raportimet e tij të përditshme, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të
dëshpëruara për të maskuar një dështim total
Nga Mr. Eset Shaqiri
Ka një lloj njeriu që historia e njeh mirë e, ky është autokrati që sundon jo me mençuri, por me
frikë; jo me vizion, por me egon e pangopur; jo me dije, por me injorancën krenare. Ky njeri,
shpesh i pajisur me pushtet pa kufij dhe një vetëbesim grotesk, është figurë e errët e kohëve
moderne: autokrati me mentalitet analfabeti dhe shpirt hipokriti.
Analfabetizëm që vret logjikën
Ky lloj autokrati nuk është patjetër analfabet në kuptimin klasik të fjalës, ai mund të lexojë, të
shkruajë dhe të recitojë fjali të mëdha që nuk i kupton. Por ai është analfabet në mendim, në
debat, në ide. E urren intelektin, sepse nuk mund ta kontrollojë. Injoron dijen, sepse ajo i tregon
kufijtë e vet. Dhe si çdo njeri i papërgatitur për detyrën që mban, e sheh çdo kritikë si tradhti dhe
çdo mendim ndryshe si rrezik. Këto karakteristika mund të vërehen te temperamenti i tipit të
njeriut si Shaqir Fetai, instalacioni më i trishtueshëm në krye të BFI nga qarqet antifetare e
antikombëtare!
Në vend të argumentit, ai zgjedh gënjeshtrën në ditë me diell. Në vend të vizionit, zgjedh
sloganin e zbrazët. E mbron veten me fjalë të mëdha, por bosh. Pushtetin e sheh si një mburojë
për ego dhe jo si një mjet për shërbim publik.
Këta individë janë mjeshtër të hipokrizisë. Shfaqen si “shpëtimtarë të popullit”, por popullin e
përçmojnë. Flasin për “vlera”, por jetën e tyre e udhëheq interesi dhe ligësia. Promovojnë
“ndershmërinë”, por nuk ka gjë më të huaj për ta se ndershmëria. Në publik bëjnë moralistët, në
prapaskenë janë oportunistë dhe grabitqarë.
Hipokrizia si ves më i sinqertë i Shaqir Fetait
Hipokrizia e tyre nuk është e rastësishme, është taktikë. Ata nuk dinë të jenë të vërtetë, sepse e
vërteta i zhvesh. I frikësohen transparencës, sepse nën dritë zbulohen për atë që janë: frikacakë të
maskuar si burra shteti, si drejtues institucionesh, si kryetarë të komunitetit, bie fjala, mysliman,
siç pretendon të jetë njeriu më kontravers dhe më i përfoluri në mediat shqiptare, Shaqir Fetai.
Ky tip injoranti, si Shaqir Fetai, e do një çikë edhe të adhurohet! Çfarë e shtynë të kërkojë
adhurim në çdo fjali, në çdo fjalim, në çdo mbledhje të orkestruar me servilizëm? E thjeshtë:
boshllëku i brendshëm. Njeriu i plotë nuk ka nevojë të lavdërojë veten pa pushim, puna e tij flet
për të. Por autokrati bosh është një teatër i mbështetur mbi pasigurinë. I mungon dinjiteti i
heshtjes dhe vlera e modestisë. Vetëlavdërimi i tij është maskë për krizën e brendshme: “Nëse
nuk më duan sinqerisht, do t’i detyroj të më duan me forcë.”
Kur ka filliar t’i shfaqet kjo nevojë më shumë Shaqir Fetait? Natyrisht, që nga momenti kur filloi
të ndjejë që pushteti po i rrëshqet nga duart, kur ndjeu se populli ka nisur të lodhet nga premtimet
e tij të zbrazëta, kur imazhi fillon t’i plasaritet dhe ta nxjerrë fytryrën e vërtetë të tij prej një
bashkëpunëtori të shërbimeve antishqiptare. Këtë e vërtetoi edhe Nafi Çegrani, një
bashkëfshatarë i tij si dhe një prej udbashëve më profesionistë që ka shërbyer në këtë organizatë
kriminale! Pra, në këtë moment Shaqir Fetai nisë të kthehet në një aparat propagande njerëzor – i
gatshëm të shpikë suksese, të fryjë shifra, të glorifikojë vetveten pa masë, për t’i shpëtuar
realitetit që nuk e duron dot, të prezantohet i rrethuar me shumë njerëz, që e vizitojnë çdo ditë, që
e duan, që e lavdërojnë, që i urojnë post e suksese. Një njeri normal këtë propagandë
“lavdëruese” do ta padiste në instanca më të larta të gjyqësorit shtetëror e ndërkombëtar.
Autokrati që flet me fjalë të mëdha dhe kupton fare pak
Ky biçim autokrati-palaço, si puna e Shaqir Fetait, është i dhënë pas fjalëve të mëdha, shprehjeve
bombastike që i mbingarkon me një rëndësi që as vetë nuk e kupton. Ai e beson, me gjithë qenia
e vet, se nëpërmjet këtyre formulimeve boshe mund të justifikojë sjelljen e tij prej injoranti dhe
pushtetin e vet të grabitur. Termat si “e kryem haxhin me një precizitet të lartë”, “strategji
gjithëpërfshirëse”, “masa të mirëkoordinuara” “i priu një delegacioni të lartë” i zbukurojnë
raportimet e tij të përditshme, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të dëshpëruara për të
maskuar një dështim total.
Në vetminë e tij patologjike, atë zbrazëti që as pushteti dhe as servilizmi nuk ia mbushin, Shaqir
Fetai vazhdimisht përpiqet të krijojë një iluzion pranueshmërie: “në këtë ceremonial u shoqërova
nga…”, thotë me pompozitet, si për të treguar që ende ka ndonjë njeri pranë, ndonëse vetmia e tij
është ekzistenciale, jo fizike. Raportimi i tij është i përpunuar si nga ndonjë zyrë e fshehtë
sigurimi – mekanik, i ftohtë, i ndërtuar për kontroll, jo për transparencë.
Kur kërkon të demonstrojë “madhështinë” e vet para botës, përmend me krenari se “i priu një
delegacioni të lartë”, ndërsa në realitet nuk është gjë tjetër veçse një marionetë e zymtë e
shërbimeve të fshehta, një kukull druri e cila, e ulur në një kolltuk të pamerituar, pret të
komandohet, të flasë me skriptë, të mendojë me trurin e të tjerëve dhe të veprojë sipas një dore
që as vetë nuk e di kush e lëviz. Paska shkuar në Bosnjë në përvjetorin e “Masakrimit të
myslimanëve të Srebrenicës” (avdalli e quan “Masakra e Srebrenicës”!!!) dhe, në këtë “aktivitet”
i paska prirë “një delegacioni të lartë”! Kësaj rrene as vetë ai nuk i beson por, ja që ka qejf të
vetëlavdërohet, meqë të gjithë po e shajnë!
Nuk ka më përfaqësim real, as vetëdije politike. Ka vetëm një teprim grotesk të vetëlavdërimit
dhe një varësi të sëmurë ndaj dekorit, titujve, fjalimeve të rreme dhe skenarëve të improvizuar, të
ndërtuar për të dhënë përshtypjen se para nesh kemi një burrë shteti, kur në të vërtetë kemi një të
pagdhendur me uniformë burokrati, që imiton shtetin si një kloun që imiton mbretin.
Makina e ndryshkur e propagandës që përpiqet të duket njeri
Kjo sjellje nuk është thjesht shenjë e narcizmit, është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: e
shkëputjes totale nga realiteti. Ai nuk është më një qenie politike, por një mekanizëm
vetëmbrojtës që funksionon vetëm për të ruajtur imazhin dhe karrigen. Çdo veprim, çdo dalje
publike, çdo ngjarje zyrtare është vetëm një akt në teatrin e vetëlavdërimit. Një psikodramë ku
aktori kryesor e ka humbur kontaktin me të vërtetën, me turpin, me njerëzinë.
Nëse një shoqëri nuk arrin ta çlirojë veten nga ky lloj individi, atëherë nuk është më viktimë, por
bashkëfajtore. Sepse çdo autokrat i tillë që qëndron gjatë në pushtet, e bën këtë me ndihmën e
atyre që heshtin, që i shërbejnë, që i duartrokasin.
Koha e tyre kalon, por dëmi mbetet
Autokratët me mendje të vogël dhe shpirt të shitur për pushtet nuk janë të rinj në histori. Por sa
më shumë i njohim, aq më shpejt duhet t’i demaskojmë. Ata nuk janë udhëheqës, janë pasqyrim i
sëmundjeve të një shoqërie që ka harruar të kërkojë cilësi në vend të zhurmës.
Vetëm një shoqëri që refuzon t’i duartrokasë do të ketë forcë të shërohet. Sepse, në fund,
problemi nuk është vetëm autokrati, por edhe duartrokitjet që ia ushqejnë delirin.