Më 29 korrik 2025, rreth orës 19:45, në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria A.I. (20) nga fshati Tuin, rrethi i Kërçovës.
Gjatë kontrolleve rutinë kufitare, është konstatuar se automjeti i pasagjerëve i markës BMW, me targa zvicerane dhe i drejtuar nga i dyshuari, figuron në bazën e të dhënave të Interpol-it si automjet i vjedhur.
Pas ndalimit, autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme procedurale dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresa përkatëse.TS