Më 24.07.2025, në SPB Tetovë është raportuar një incident nga N.R. (69) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, komuna e Tetovës. Ai ka denoncuar se rreth orës 21:00 ka vërejtur se çatia e garazhit dhe xhami i pasmë i automjetit të tij të tipit “Suzuki”, me targa të Tetovës, ishin dëmtuar nga një plumb i padestinuar.
Gjatë kontrollit në vendngjarje është gjetur edhe një predhë, ndërsa ekspertizën e rastit e ka kryer ekipi hetimor i SPB Tetovë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.TS