Avokati, Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik.

Ai kishte paralajmëruar se do të protestojë.

Koci paralajmëroi se nga mos konstituimi i Kuvendit po rrezikohet e Kosovës, teksa shtoi se miqtë dhe armiqët e Kosovës janë duke bindur që Kosova nuk është e aftë të mbajë një shtet.

“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës, ka miq e armiqë tanë po binden që ne nuk jemi të aftë me mbajtë një shtet. Tashmë kjo nuk është politikë, po hynë në kategorinë e para politikës. Prandaj unë kërkojë që menjëherë sot të formohet Kuvendi dhe kjo protest nuk është veq për politikanët por edhe për krejt popullin i cili ka rënë në gjumë edhe është në një depression kolektiv”, ka thënë ai para mediave.