Avokati i njërit polic të arrestuar në Lipjan, del me konstatim: Agon Zejnullahu nuk vdiq nga veprimet e policëve

Avokati Urim Vokshi që e mbron njërin prej policëve të arrestuar për rastin në Lipjan, ka dhënë konstatimin e tij për rastin.
Ka theksuar se Agon Zejnullahu nuk ka vdepur si rezultat i veprimeve të policëve.
Ka konstatuar gjithashtu se i ndjeri ka qenë nën ndikimin e substancave të caktuara, pa dalur ende raporti i IML-së.
“Ka sulmuar shumë qytetarë, ka sulmuar edhe Policinë pa pasur asnjë arsye. Pasi që ndalet polici, sërish tenton ta sulmojë policin. Duhet ta kemi parasysh se video është shumë e shkurt, por në veturë ka qëndruar 8 minuta, nuk kanë bërë asnjë presion ndaj tij, as nuk kanë përdorur dhunë. Zejnullahu nuk ka vdekur shkak të veprimeve të Policisë. Ka qenë nën ndikim të substancave të caktuara”, tha ai në RTV Dukagjini.