Azir Aliu thotë se mori fund punësimi i motrave medicinale, FSH refuzon vendimin. Kujtë t’i besojmë? (VIDEO)

Tha se u zgjidhën, por nuk tregoi nëse janë vendime apo kontrata të përhershme për 155 motrat medicinale të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, refuzoi të japë një përgjigje të qartë, madje nuk deshi të komentojë as dokumentet zyrtare të Fondit Shëndetësor, duke i quajtur si “politikë ditore e opozitës”.
Sipas Aliut, lajmet për refuzimin e vendimeve për 154 motrat medicinale janë “fake news”.
Por e vërteta qëndron ndryshe: ja dokumenti zyrtar i Fondit Shëndetësor që tregon refuzimin, i firmosur pikërisht në kohën kur Azir Aliu është ministër.
Ndërsa motrat medicinale vazhdojnë të presin vendime, ministrat tallen me fjali si “janë të përkohshme apo të përhershme”./TS/