Kandidati i mundshëm për Tetovën, Bajram Rexhepi, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës me një mesazh përkujtimor.
“Sot kujtojmë njërën nga plagët më të rënda të ndërgjegjes ballkanike dhe njerëzore – masakrën e Srebrenicës.
30 vite më parë, mbi 8,372 burra dhe djem u vranë mizorisht. Ky akt barbar, i njohur si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare, mbetet një relikt i marrëzisë njerëzore, por edhe një simbol i qëndresës, dinjitetit dhe të drejtës së çdo kombi për të jetuar i lirë.
Nder për viktimat. Përulje për të mbijetuarit. Një detyrim i përhershëm njerëzor që kjo kurrë të mos përsëritet.
#Srebrenica #NeverForget”, ka shkruar Rexhepi.