Bajram Rexhepi poston foto me Ahmetin dhe Ramën: Do t’ia kthejmë Tetovës dinjitetin dhe shpresën e gjeneratave të ardhshme

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Fronti Europian pas zyrtarizimit të tij ka ndarë një foto me Ali Ahmetin dhe Edi Ramën. Ai thotë se do tia kthej dinjitetin Tetovës.
“Të dashur miq,
Sot kryesia e këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosi që unë t’i prij garës elektorale për Tetovën.
Një vlerësim sfidues,
Një barrë përgjegjësie e jashtëzakonshme,
Na pret shumë punë, që së bashku , pa dallim përkatësie dhe ngjyrimi politik , t’a kthejme Tetovën tonë të dashur në normalitet. T’a kthejme dinjitetin, lavdinë dhe shpresën e gjeneratave të ardhëshme.
#Bashkë drejtë fitores së madhe të Tetorit”, shkruan Rexhepi.