Bajram Rexhepi

VLEN-VMRO kanë refuzuar propozim amandamentet e Frontit Europian për të financuar projekte thelbësore për qytetin tonë si: Stadiumi i qytetit, teleferiku drejt Kodrës së Diellit dhe restaurimi i Kalasë e Kompleksit Arabati Baba Teqe.

Plot 920 milionë denarë që duhej të ishin investim për Tetovën, mbetën vetëm retorikë boshe e eksponentëve shqiptarë në pushtet.

Kjo nuk është çështje partiake, por çështje e së ardhmes së qytetit.

Refuzimi i këtyre projekteve është një goditje për sportin, turizmin, kulturën dhe ekonominë lokale në Tetovë.

Tetova ka nevojë për zhvillim të barabartë, për plane konkrete dhe për përfaqësues që punojnë me integritet, jo me interesa të ngushta.

Si qytetar i Tetovës, besoj në punë të ndershme, vizion të qartë dhe vendime që ju shërbejnë qytetarëve.

Ne nuk kemi më kohë për premtime boshe, kemi nevojë për zgjidhje konkrete.
Tetova meriton më shumë!