Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka larguar flamurin kombëtar shqiptar që gjendej pranë ulëses së Albin Kurtit në kuvend duke e vendosur në foltoren para deputetëve, për të cilin dhe u shpreh se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e keqpërdor.
”Na nuk duhet me e leju që ai me u mbështjellë me flamurin KuqeZi, sa herë që ai [Albin Kurti] ka nevojë”, tha ajo ndërsa vazhdonte seancën pas ndërprerjes nga kryesuesi, deputeti më i vjetër, transmeton klankosova.tv.
”Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën, Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze”.
”Që katër vjet e gjysmë e njeh shumë mirë protokollin e shtetit të Kosovës. Albin Kurti nuk i njeh vendimet e Gjykatës Supreme. Ata nuk e njohin rendin kushtetues, dhe kjo është një kambanë për alarm”.
”Ju bëjë thirrje të gjithëve t’i bashkojmë forcat që këtë të mos e tolerojmë më”.
”Ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale me datën 8 maj. Sepse ne kemi kontestuar mbajtjen e dy pozitave. Ata marrin vendime të paligjshme, ndajnë buxhet në baza ditore për interesa të tyre”.