Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “November”, duke vënë në pranga shtetasin A. Ç., 49 vjeç, i shpallur në kërkim për një grabitje me pasoja të rënda të ndodhur në nëntor të vitit 2024.

– Advertisement –
Sipas hetimeve, 49 vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (tashmë i arrestuar) dhe një person tjetër ende në kërkim, kanë vjedhur një shumë prej 30 mijë eurosh dhe sende me vlerë të konsiderueshme në një banesë në Tiranë. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar dhe është cilësuar me pasoja të rënda për shkak të natyrës dhe vlerës së dëmit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj A. Ç. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të përfshirë në këtë grabitje.