VLEN-i që po shkatërron të ardhmen evropiane të shtetit, nuk mund të pajtohen me sukseset diplomatike të Osmanit. Bujar Osmani është ministri më i suksesshëm i jashtëm në historinë e vendit, dhe ai ka dhënë më shumë se kushdo tjetër për integrimet euroatlantike.

Fakti që në çështjen më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoni, integrimin evropian, VLEN nuk ka bërë absolutisht asgjë, u djeg më së shumti. Përkundrazi, për interesa partiake dhe klienteliste, të ulur në prehrin e Mickoskit, po i mbajnë shqiptarët të izoluar nga bota.

VLEN, të cilët nuk kanë asnjë sukses as në skenën ndërkombëtare, as në atë vendore, nuk u ka mbetur tjetër veçse të sulmojnë sukseset e shqiptarëve në Maqedoni. Por shqiptarët me BDI-në dhe Bujar Osmanin kanë një të ardhme të qartë drejt BE-së, me një aleat të sinqertë, të ndershëm dhe të dëshmuar, që garanton të ardhmen e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

Strukturat kriminale të VLEN-it, në më shumë se një vit qeverisje kanë sjellë vetëm poshtërime dhe pasiguri për shqiptarët. Sot, shqiptarët ndjejnë zemërim dhe zhgënjim – dhe këtë do ta shprehin me forcë në zgjedhje.

VLEN po e pret një disfatë e pashmangshme dhe as propaganda proserbe nuk do t’i shpëtojë dot.