E përsërisim edhe një herë: Çdo premtim i VLEN është një Mega Mashtrim!

Edhe mashtrimi i madh që do t’i mbyllin kazinot dhe bastoret doli në sipërfaqe. Për një vit e gjysmë shtuan kazinot dhe bastoret dhe tani, me ligj, VLEN edhe zyrtarisht u bë kumbar i bixhozit.

Mashtruesit vlenistë trumpetonin me vite të tëra që do t’i mbyllin kazinot dhe bastoret bashkë me bixhozin online për të përfunduar aty ku ne theksonim gjithnjë që janë dhe e kanë vendin, në prehërin e industrisë së lojërave të fatit.

Nuk mund të ndodhte ndryshe kur sponsorë kryesorë të fushatës dhe të partive të tyre e kanë industrinë e bixhozit.

Anëtarët e VLEN janë pronarë të kazinove dhe bastoreve dhe janë sponsorë të ligjit që mbron dhe legalizon industrinë e tyre.

Asnjë kazino nuk mbyllet, asnjë bastore nuk mbyllet, bixhozi në internet po lulëzon në kohën e vazalëve nga VLEN.

Ligjin që e propozoi Fronti Europian për mbyllje të tërësishme të lojërave të fatit, VLEN dhe VMRO e refuzuan. Sot miratuan ligj edhe më të dobët sesa ligjin që e bllokonin në përbërjen e kaluar parlamentare, në shërbim të padronëve të tyre nga bixhozi.

Çdo fjalë e tyre është gënjeshtër, çdo premtim i tyre është mashtrim, çdo veprim i tyre është dështim!

Përgjegjësia do të vjen së shpejti!