Bekim Rexhepi: Shumë histeri u krijua rreth Koridorit 8, por themelet e këtij projekti nuk u lëkundën

Shkruan Bekim Rexhepi
Nga dyshimet e stisura te zërat qëllimkëqij, pati përpjekje të vazhdueshme për ta ndalur ose për ta zbehur rëndësinë e këtij projekti strategjik.
Por themelet e Koridorit 8 nuk u lëkundën. Sepse ato nuk u ndërtuan mbi zhurmë, por mbi vizionin dhe përkushtimin afatgjatë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Liderit Ali Ahmeti.
BDI nuk premtuan rrugë në ajër por i projektuan, i garantuan fondet dhe i nisën punimet. Sot, Koridori 8 po bëhet realitet, segment pas segmenti, si rruga që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe shqiptarët me zhvillimin, integrimin dhe të ardhmen që meritojnë.