Dikur koncertet në Tetovë për Bilall Kasamin, Besar Durmishin dhe Lëvizjen BESA ishin degjenerim që prishin rininë, prishinë edukatën familjare të tetovarëve qytetarëve në atë kohë i dhurohej dehje nga vera e rakia. Në koncert silleshin këngëtare e cila ishte e veshur pa asnjë etikë veshjeje.

Sot kur këngëtaret zhvishen, kur rinia therret në konceret e Bilall Kasamit është kulturë.

Ja çka ka thënë për konceret ish këshilltari i BESËS tani ministër i Ekonomisë? dhe cilit Besar ti besojmë atij që i dënonte konceret apo sot që merr pjesë në Koncerte?

Qyteti i Tetovës a e ka Kulturë dehjen, zhveshjen, kazinot? – Fjalimi i BEsar Durmishti 2019

Fjalimi im sot në seancën e 23-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, në lidhje me “Verën Kulturore Tetovare 2019”
– Ne si opozitë nuk e kemi mbështet, por, edhe nuk do e mbështesim asnjëherë këtë fenomen apo dukuri që ndodh viteve të fundit në qytetin tonë të Tetovës, do e japim sqarimin dhe opinionin tonë se përse nuk e kemi mbështetur dhe do mbetemi kundër!
– Ne të gjithë duke u nisur nga vetja ime, jemi të rinj dhe kemi familjar të rinj, por, edhe shumica e këshilltarëve këtu jeni të martuar dhe keni fëmijë!
– Ne që kemi mandat 4 vjeçar ç’farë i’u dhurojmë fëmijëve tanë apo rinisë së këtij qyteti, edhe ata pak të rij që kanë ngel, sepse 70% e rinisë kanë ik nga ky vend.
– Dmth përmes “Verës Kulturore Tetovare” në rrugën e ombrellave, qytetarëve i’u dhuruat dehje nga vera e rakia. Në koncert ju sollët këngëtare e cila ishte e veshur pa asnjë etikë veshjeje ( e zhveshur ) dhe pa pasur kujdes për fëmijët që ishin prezent në formën se si duket para tyre, dhe për në fund në qendër të qytetit u vendosën reklamat e kazinove, ndërsa, ne problemin më të madh e kemi dislokimin e kazinove nga qyteti, largimin e tyre nga vendbanimet e fëmijëve tanë. Ata arritën me mjeshtërinë më të mirë të vëndojnë reklamat e tyre në mes të qytetit!
– Dhe unë po i’u pyes të gjithëve a është kjo “KULTURA TETOVARE”, a e kemi ne këtë kulturë të qytetit : dehjen, zhveshjen, kazinot…?
– Çka i mësoni rinisë sonë, ku e dërgoni shoqërinë e qytetit me këto veprime??