HIPOKRIZIA KA EMËR – DHE FUNDI PO I AFRON!

Liridon Useini

Në vitin 2017, erdhe në pushtet duke akuzuar udhëheqësin e atëhershëm se po i shiste tokat e Zhelinës.

Sot, pas 8 viteve në karrige, ju vetë jeni bërë simboli i shitjes dhe tradhtisë ndaj tokës sonë.

Por Zhelina ka treguar njëherë e mirë:
Nuk i përkrah ata që i shesin tokat publike (vakefe sipas jush).
Me dorën që betohej për mbrojtje, ke firmosur shitjen e vakefëve, pronave publike e tokave të Zhelinës, një nga një.

Populli nuk është më i verbër. Fjalët tua të 2017-s po të zënë për fyti në 2025.

Si ke ardhur me mashtrime dhe akuza ashtu do të ikësh. Por me një ndryshim: DO TË IKËSH ME TURP!
Dhe këtë herë, me përgjegjësi para ligjit.

Zhelina nuk harron.
Zhelina nuk fal shitjen e tokave.
Zhelina është gati për llogari!