Ministrja e Energjetiës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi
një vizitë në terren në kantierin për ndërtimin e Stacionit të ri të Transformatorëve të Ohrit
(TS Ohri), pjesë e projektit të interkoneksionit Maqedoni-Shqipëri. Projekti mbulon dy pjesë
– LOT 1: linja e transmetimit të Manastirit – kalimi kufitar me Shqipërinë dhe LOT 2:
ndërtimi i stacionit të transformatorëve të Ohrit pranë fshatit Mesheishta.
Në terren, ministrja Bozhinovska u njoh me aktivitetet intensive të vazhdueshme ndërtimore
që po zhvillohen në një sipërfaqe prej 80,000 metrash katrorë: ndërtimi i mureve mbajtëse dhe
shpateve, punimet e ndërtimit të ndërtesës komanduese, përfundoi themelet dhe filloi
instalimin e mbështetëseve dhe pajisjeve të çelikut në një impiant 400 kV.
"Me zbatimin e këtij projekti, Maqedonia e Veriut po ndërton një urë lidhëse me tregjet
evropiane të energjisë elektrike, duke krijuar kushte për furnizim të qëndrueshëm dhe
ekonomik për qytetarët dhe duke hapur hapësirë për përfshirjen e prodhuesve të rinj nga
burimet e rinovueshme – që është prioriteti ynë kryesor ", theksoi ministrja Bozhinovska.
Ndërtimi i linjës së re 400 kV është një përforcim strategjik i stabilitetit dhe besueshmërisë së
rrjetit elektrik të vendit. Kjo rrumbullakos lidhjen e energjisë elektrike me të gjithë fqinjët, gjë
që lejon jo vetëm rritjen e stabilitetit dhe besueshmërisë, por edhe pjesëmarrjen aktive në
tregjet për shërbimet e balancimit dhe sistemit dhe shkëmbimin e energjisë në rajon.
Gjatë vizitës, ministrja Bozhinovska u prit dhe u informua në detaje për ecurinë e projektit
nga menaxheri i projektit Darko Dokuzovski.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimit të ministres Bozhinovska për një vizitë të rregullt në
objektet energjetike për t'u njohur drejtpërdrejt me situatën dhe mbikëqrje të rregullt.