“Bulevardi i Vdekjes” në Tetovë, ndalen punimet – Kasami padit kompaninë dhe pranon dështimin! Tetovarëve ju kërkon falje (VIDEO)

A ju kujtohet kur para disa muajsh këtë bulevard e quajtëm “Bulevardi i Vdekjes”?
Sot po vërtetohet ajo që në atë kohë e tha portali TS.
Ky bulevard filloi të ndërtohet me dëshirën e Bilall Kasamit, pa plan të detajuar e as plan gjeneral, duke shkelur një nga rregullat kryesore të ndërtimit të rrugëve. Edhe gazetari i portalit TS, Rami Mislimi, e denoncoi këtë shkelje në Prokurori.
Në atë kohë, Sektori i Komunikacionit në komunë ishte kategorikisht kundër ndërtimit të kësaj rruge në këtë formë. Sipas ekspertëve të komunikacionit që punojnë në Komunën e Tetovës, kjo rrugë nuk i plotëson kushtet dhe standardet e nevojshme, për shkak të kaosit që mund të krijohet. Dhe sot, kur flasim, vetë Bilall Kasami e ka pranuar publikisht se ka dështuar me këtë projekt.
Shikoni kaosin që krijohet çdo ditë në këtë pjesë të qytetit.
Aktualisht, punimet në këtë rrugë janë ndalur dhe kompania që kishte fituar tenderin për ndërtimin është tërhequr nga projekti.
Nga kompania Çabi Trans për portalin TS deklaruan se nesër do të nis asfaltimi i rrugës.
Nga ana tjetër, Bilall Kasami ka kërkuar falje për mosrealizimin e projektit dhe ka premtuar masa ndaj kompanisë.
Vlen të theksohet se kjo rrugë është tenderuar për vetëm 200 mijë euro./TS/
@tetovasot_official “Bulevardi i Vdekjes” në Tetovë, ndalen punimet – Kasami padit kompaninë dhe pranon dështimin#TS #foryou #nevrijademi #Tetovë #viralvideos #news #foryoupage #ETMERSHME