Tiranë, 17 korrik 2025 – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet nën masë arresti me kërkesë të SPAK, është dërguar me urgjencë mëngjesin e së enjtes në Spitalin Rajonal të Durrësit, për shkak të problemeve shëndetësore.
Burime pranë stafit mjekësor bëjnë me dije se Veliaj i është nënshtruar analizave të nevojshme për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, gjatë qëndrimit të tij në paraburgim për rreth gjashtë muaj, ai ka pësuar një rënie të konsiderueshme në peshë, duke humbur rreth 10 kilogramë.
Gjendja aktuale shëndetësore e Veliajt është në monitorim nga personeli i spitalit, ndërkohë që nuk është bërë ende e ditur nëse do të qëndrojë i shtruar apo do të rikthehet në ambientet e paraburgimit.