Besiktas realizon një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit në Superligën turke.

Klubi nga Stambolli ka siguruar shërbimet e yllit të Kombëtares turke, Orkun Kökçü, i cili vjen nga Benfica për një shumë që besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Në aeroportin e Stambollit, mes emocioneve dhe festës, mbi 10 mijë tifozë pritën mesfushorin e talentuar që pritet të bëhet lider në zemër të ekipit.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratës është paralajmëruar për të dielën, në stadium dhe në prani të tifozëve. Një spektakël i vërtetë është në horizont!

Kur i foli fjalët e para pas zbritjes nga avioni, futbollisti nuk u përmbajtë nga emocionet dhe filloi për të qarë.